Vret vajzën 2 vjeçe dhe pretendon se ishte faji i qeverisë që e nxiti. Yovahnis Roque, një 26-vjeçar amerikan nga Texas, akuzohet për vrasjen e vajzës së tij.
Babai e qëlloi të miturën me një shkop në kokë disa herë të martën e javës sa kaluar, deri sa të miturës i erdhi në ndihmë gjyshja e cila jetonte në shtëpinë pranë tyre, por për të ishte shumë vonë.
Vajza ishte futur në një dollap, ku ishte e larë në gjak. Kur mbërriti policia, babai ishte i larë në gjak dhe bërtiste duke thënë fjalë pa kuptim. I riu prej disa kohësh nuk ishte mirë, pasi kishte humbur të shoqen në një aksident rrugor.
Ai kishte shfaqur shenja çekuilibri, por pavarësisht kësaj autoritetet i kishin lejuar kujdestarinë e vogëlushes. Një mik i tij thotë se kishte marrë mesazhe të çuditshme prej tij, ku i thoshte se gjithë fajin e kishte qeveria dhe se ajo e kishte shtyrë në këtë krim.