Një adoleshent vrau brutalisht shokun e tij, pasi zbuloi se ai kishte një lidhje me nënën e tij. 19-vjeçari Lucas Bigley nga Sheffield, Britani, vrau me thikë Matthew Wilson, pasi iu errësua gjithçka kur zbuloi për historinë e dashurisë mes çiftit. Ai u dënua me burgim të përjetshëm për akuzën e vrasjes nga gjykata Hull Crown. Trupi gjykues u njoh me dëshminë e policisë, të cilët thanë se e kishin gjetur të mbuluar nga gjaku, pasi ishte larguar nga vendngjarja dhe ishte fshehur në një shtëpi aty pranë. Pas verdiktit të gjykatës, familja e viktimës tha se njësoj si Bigley, edhe atyre u ishte dhënë një dënim përjetë. Ata u shprehën të kënaqur me vendimin e gjykatës, por thanë se asgjë nuk mund të sillte në jetë Matt. Sipas të përditshmes “DailyMail”, dy adoleshentët kishin qenë shokë prej vitesh, por gjithçka ndryshoi kur Matthew u lidh me nënën e Bigley.