U nda nga jeta, e vrarë nga duart e të shoqit. 30-vjeçarja Faye, u vra nga i shoqi Marian Caliman. Është ky krimi i radhës i ndodhur në familje, por makabriteti shkon më tej pasi vrasësi filmoi me celular çastet e fundit të jetës së të shoqes. Në pamjet e publikuara në gjykatë shihet vështrimi i terrorizuar i gruas angleze, para se të qëllohet për vdekje me thikë.
Faye u nda nga jeta më 28 prill, por këtë javë u dha dënimi ndaj burrit vrasës. 12 goditje me thikë ndaj gruas, çka çoi edhe në thyerjen e mjetit prerës. Në video Caliman, 32 vjeç, dëgjohej duke ulëritur “Do të vras” dhe kështu bëri, ndërkohë që vajza e tyre 2 vjeçe, ishte në dhomën e gjumit në shtëpinë e tyre në Bestwood Village, të Nottingham.
Caliman e goditi të shoqen në qafë, stomak dhe kurriz, ndërkohë që këtë të enjte ai u deklarua fajtor dhe u dënua me burgim të përjetshëm. Prokurori i çështjes Peter Joyce QC tha në gjykatë se Caliman dhe Faye, ishin ndarë gjashtë javë para natës së krimit, shkruan koha.mk.
Ndërkohë një mik i Caliman tregoi se në gjykatë se kishte marrë një telefonat ku i thoshte se kishte bërë një budallallëk, “E vrava dhe tani do vras dhe veten, kam telefonuar dhe policinë”. Ai kishte si synim ti jepte fund jetës, por ndërhyrja e policisë e pengoi.