Ajo dhe burri i saj Phoun Raty u gjurmuan nga Ministria e Mjedisit të vendit dhe kanë kërkuar publikisht falje për ‘vrasjen e kafshëve të egra’
Një grua është arrestuar pasi filmoi veten duke rrjepur, gatuar dhe duke ngrënë kafshë të egra, të rrezikuara për zhdukje, në mënyrë që ajo të fitonte para duke i hedhur videot në YouTube.
E veshur me pantallona të shkurtra, Ah Lin Tuch shkaktoi zemërim në zgjedhjen e saj të ushqimit, ndërsa ajo paraqiti një stil jete mbijetese.
Ajo hëngri një mace të egër, një hardhucë të madhe, disa specie të mbrojtura zogjsh, një kobër dhe bretkosa. Megjithatë shikuesit e raportuan atë kur ata kuptuan se shumë prej kafshëve që ajo po hante pranë shtëpisë së saj në Phnom Penh, Kamboxhia, ishin specie aktualisht të mbrojtura.
Ajo dhe burri i saj Phoun Raty u gjurmuan nga Ministria e Mjedisit të vendit dhe kanë kërkuar publikisht falje për ‘vrasjen e kafshëve të egra’.
Chea Sam Arng, drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Administratës së Mbrojtjes së Natyrës, tha: “Ne jemi tani në procesin e ndërmarrjes së veprimeve ligjore kundër tyre, ndërsa grupi i punës po përgatit një raport mbi këtë çështje. Kafshët që ishin gatuar kryesisht nuk ishin në listën e rrezikuar, por janë të mbrojtura. Vetëm një specie ishte në rrezik zhdukjeje”.
Kafsha e rrezikuar është mace e egër që jeton me peshkim (Prionailurus viverrinus), ndërsa luçku, një tufë e egër dhe lloje të tjera zogjsh mbrohen.
Çifti ka hequr videot ku hanë ato kafshë nga You Tube, por ende kanë pamjet e bretkosave, kobrës dhe peshkaqenit. Çifti pohoi se ata blenë kafshë të egra ‘nga një treg lokal’ dhe pastaj i gatuan ato.