Kavadar, 14 gusht – Të hapen kufijtë për eksportin e rrushit dhe të kontaktohet me ambasadorët e huaj rreth kësaj çështje, kërkuan sonte vreshtarët në takimin me deputetët e Tikveshisë. Pas mbrëmë një pjesë e tyre patën takim me përfaqësues të në Parlamentin e ri nga radhët e LSDM-së, tani janë takuar me zgjedhësit e popullit të VMRO-DPMNE-së.
“Ministria e Bujqësisë dhe Inspektorati Shtetëror për Bujqësi urgjentisht të kryejnë inspektim në kantinat e verës që të konstatohen tepricat e tyre”, potencohet në njërin nga konkluzionet.
Të pranishmit në takimin ishin decidë se nuk do të lejojnë që çmimi për kilogram të jetë më i ulët nga prodhimi. Sepse, siç u tha, vreshtarët nuk mund të mbijetojnë, e ku të riinvestojnë në vreshtari. Nëse blerësit nuk i dëgjojnë kërkesat e tyre, paralajmëruan masa më radikale.
Ishte përmendur edhe propozimi, tepricën e rrushit ta blejë shteti dhe ta përpunojë në distilimin e verës.