Vreshtarët kërkojnë çmim më të lartë të blerjes së rrushit, paralajmërojnë protesta

Kavadar, 21 gushtShoqata “Vreshtarë të avancuar” nga Kavadari për pasnesër paralajmëruan protestë në shenjë revolte nga çmimet e ulëta të blerjes së rrushit. protesta e parë është caktuar për të premten në orën 20 në sheshin e Kavadarit. Nga Shoqata kërkuan ndihmë nga shteti për tejkalimin e problemit.

Dalin në rrugë për shkak se prodhuesit e verës u kanë ofruar çmime shumë të ulëta nga ato që i kanë kërkuar – të paktën 16 denarë për kilogram “smederevka” dhe plus një denarë, dy më shumë për “vranec”.

Çmimi i rrushit tej ne, siç thonë, është më i ulët sesa në fqinjësi dhe më larg.

Kryetari i shoqatës, Trajçe Kulev, megjithatë, theksoi se nuk duhet të harrohet se kjo Qeveri u ka ndihmuar mjaftueshëm.

Në Kavadar ka rreth 500 vresharë të regjistruar, si dhe rreth shtatë mijë prodhues të rrushit.