Shkup, 24 janar – Kryetari i ri i Federatës së Mundjes të Maqedonisë, Betim Vrenezi, me një delegacion dy anëtarësh, prej ditës së sotme e deri të enjten, është duke qëndruar në Sandanski të Bullgarisë, ku po zhvillon takime zyrtare. Vrenezi, gjatë ditës së nesërme, do të merr pjesë edhe në një seminar njëditorë, ndërkohe që mes tjerash, do të zhvilloj edhe takim zyrtar me njeriun numër një të mundjes evropiane, Ceno Cenov. Me të njëjtin, do të bisedoj rreth shlyerjes të borxheve të federatës tonë, për të cilat e njëjta, para ca kohësh ishte suspenduar nga ana e Federatës te Mundjes Botërore (UWW).