Shkup, 28 qershor – Magomedgadji Nurov në kategorinë -97 kg fitoi medaljen e arit duke ia sjell medaljen e dytë Maqedonisë në Lojërat Mesdhetare në Taragona. Nurov me dush teknik, respektivisht me 11-0 mposhti Simone Injantoni nga Italia. Cekim, disa minuta më herët Dejan Mitrov në kategorinë -74 kg, e fitoi medaljen e bronztë duke e mundur Budra Mohamed nga Algjeria.
Me këtë sukses është shprehur i lumtur kryetari i Federatës së Mundjes të Maqedonisë, Betim Vrenezi, i cili siç thotë ky është vetëm fillimi i rezultateve dhe arritjeve ndërkombëtare, që u premtuan nga ai dhe nënkryetari Dejan Bogdanov pasi u emërua në krye të Federatës. “Magomedgadji Nurov me medalje të artë në 97 kg dhe Dejan Mitrov në 74 kg, vetëm se e konfirmuan kthimin tonë në rrugën e medaljeve dhe sukseseve në arenën ndërkombëtare. Ajo që i mungoj një kohë të gjatë mundjes në vendin tonë, tani më është duke u kthyer edhe zyrtarisht dhe veçanërisht me këto dy medalje, një të artë e një të bronztë. Ndërkaq, ato që i premtuam kur erdhëm në krye të Federatës edhe po i realizojmë”, deklaroi Vrenezi.
Ndryshe, me këtë sukses, Nurov vetëm se konfirmoi dy plasmanët e tij në vendin e pestë në Evropianin, ndërsa Mitrov u kthye në skenën ndërkombëtare pas një kohe të gjatë. Ndërkohë, të dy vazhduan me ritmin e gjeneratave më të reja, ku Besir Alili fitoj medalje të argjendte në Kampionatin Evropian, Aid Salihasi ishte i pesti në Evropë dhe u shpall Kampion Ballkanik, ekipi i pionierëve fitoj titullin e Kampionit Ballkanik, ndërsa dy pionierët tjerë Rexhep Pocesta dhe Stefan Shterjov javën e kaluar fituan pozitat e pesta në Kampionatin Evropian. Derisa, juniorët fituan dy medalje nga Kampionati Ballkanik për këto grupmosha.