“Bruce McArthur u deklarua fajtor”, këto janë fjalët e detektivit që ka hetuar vrasjen në Toronto, të David Dickinson. Kopshtari kanadez u arrestua në janar 2018 me akuzat për vrasjen dhe shpërbërjen trupave të tetë homoseksualëve.
Sipas hetuesve, McArthur kontaktoi viktimat e tij nëpërmjet një aplikacioni takimesh. Pas vrasjes së tyre, ai fshehu mbetjet e tyre në kopshtet e klientëve të tij. Pas rrëfimit të tij, është caktuar një seancë për 4 shkurtin e ardhshëm. Çështja tronditi gjithë Kanadanë. “Ne nuk mund t’i kthejmë këta njerëz, u shpreh Dickinson para shtypit, por ne mund të sigurohemi se drejtësia është bërë”.
Tetë janë viktima të McArthur, të vrarë midis 2010 dhe 2017: ish-të dashurin e tij, dy emigrantë afganë, dy refugjatë nga Sri Lanka dhe një tjetër nga Irani, një shtetas turk dhe një prostitutë të pastrehë.