Prokuroria ka ngritur akuzë ndaj të riut 20 vjeçar me inicialet A.R nga Draçeva i cili dyshohet se vrau me armë të ftohtë gjyshen e vet. Prokurori publik kompetent nga Prokuroria Themelore Publike sot dorëzoi propozim-vendim për t’i caktuar masë paraburgimi me 30 ditë.
Propozimi i caktuar është pranuar nga Gjykatësi, për dyshime paraprake për arratisje të mundshme nga vendi dhe frika se i dyshuari mund të përsërisë veprën.
Siç mëson Alsat, gjyshja N.G tashmë e ndjerë, nga Draçeva e Shkupit mbrëmë është vrarë nga nipi i saj. Policia ka kryer të gjitha ekspertizat dhe se të dhëna shtesë do të dalin pas analizave të fakteve dhe marrjes në pyetje.