14 dhjetor janë mbushur 20 vjet nga rasti tashmë i njohur “Panda”, që ndodhi në qendër të Pejës, kur u vranë 6 të rinj serbë, ndërsa për të askush nuk u dënua deri më sot.
Në gjyqësorin e Kosovës rasti “Panda” nuk figuron, ndërsa në Serbi vazhdojnë të zhvillohen hetime.
Kjo gazetë rikujton se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, disa herë ka përsëritur se ekzistojnë “disa njohuri” për rastin, por megjithatë ai ende nuk është zgjidhur.
Më 14 dhjetor të vitit 1998, dy meshkuj të maskuar hynë në kafenenë “Panda”, që ndodhej në qendër të Pejës, përballë Gjimnazit, dhe nga një rafal të shtënash nga armë automatike lanë të vdekur pesë nxënës serbë të shkollës së mesme, dhe një student, po ashtu serb U vranë Ivan Obradoviq, Zoran Stanojeviq, Svetisllav Ristiq, Dragan Trifoviq dhe Vukosav Gvozdenoviq dhe studenti Ivan Radeviq, rikujton media serbe.