Një 32-vjeçar është vrarë me armë zjarri pasditen e sotme në Kryeqytet. Policia njofton se rreth orës 17.50, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Shefqet Musaraj”, një shtetas ndodhet i dëmtuar në një automjet.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se: Në rrugën “Shefqet Musaraj”, në një mjet është gjetur i plagosur me armë zjarri shtetasi Emiljano Boçi, 32 vjeç, nga Vlora, i cili u dërguar menjëherë në spital, ku ka ndërruar jetë. Ndërkohë në spital ka shkuar i dëmtuar me armë zjarri në shpatull edhe shtetasi M.D., 27 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.