Brazilia, 21 korrik – Dy motra binjake të moshës 18 vjeçare anë vrarë nga armë zjarri në Brazil, ndërsa ekzekutimi i tyre mizor është treguar drejtpërdrejtë në Instagram, shkruan Dejli star.
Trupat e pajetë të Amalias dhe Amanda Alves janë gjetur vetëm disa orë pasi janë vrarë përgjatë rrugës pas një kompleksi banesor në Pakejtas, Brazil.
Amanda Alves ka lënë pas vetes një vajzë trevjeçare, derisa motra e saj binjake Amalija Alves u bë nënë e një djali para vetëm gjashtë muaji.
Mateus Abreu, tinejxher i dyshuar për masakrën është arrestuar dhe po merret në pyetje nga policia.
Në video janë incizuar momentet e fundit të motrave derisa gjunjëzoheshin njëra krah tjetrës në rrugë. Raportet thonë se binjaket kanë qenë të detyruar t’i mblidhnin flokët para se Abreu t’u vendoste pistoletën dhe të qëllonte plumbat.
Pastaj ai ka gjuajtur dy plumba ndaj njërës motër dhe katër te tjetra.
Edhe pse autoritetet braziliane duhet të zbulojnë motivin kryesor të vrasjes, mediat lokale shkruajnë se arsyeja ka qenë se motrat “dinin shumë” për incidentet ku janë të përfshirë dilerë lokal të drogës.
Popullata lokale që jeton në këtë zonë ka alarmuar policinë pasi trupat janë gjetur në lokacionin e njëjtë ku janë vrarë.
Mediat transmetojnë se tinejxheri i dyshuar më parë është burgosur të paktën shtatë herë.