Një banor i fshatit Gllumovë të Shkupit sot rreth orës 10.00 ka kryer vrasje të një personi në fshatin Gllumovë dhe dy personave në hyrje të fshatit Kondovë. Siç kumtoi MPB, autor dyshohet të jetë Sh.S. nga fshati Gllumovë. Gjatë tentimit për arrestimin e personit në fshatin Gllumovë nga nëpunësit policorë të njësitit “Alfa”, i njëjti ka kryer vetëvrasje. Vdekja është konstatuar nga një ekip i Ndihmës mjekësore urgjente, ndërsa në vijim është ekspertiza.