Shkup, 14 gusht – Një banor i Inxhikovës së Shkupit mbrëmë është vrarë në shtëpinë e tij para bashkëshortes nga dy persona të maskuar.
Siç ka njoftuar MPB, mbrëmë një orë para mesnate M.N ka lajmëruar se në oborrin e shtëpisë në fshatin Inxhikovë të Shkupit gjatë një zënke të dy personave me bashkëshortin I.A (49) njëri prej tyre ka shtënë në të. Sipas asaj që është lajmëruar, dy personat kanë kërkuar para nga I.A por kur ju ka thënë se nuk ka, njëri prej tyre ka shtënë në të.
Mjeku nga Ndihma e shpejtë ka konstatuar vdekjen, ndërsa mbikëqyrje në vendin e ngjarjes ka kryer ekip nga SPB Shkup. Nga MPB thonë se punojnë në zbardhjen e rastit. (koha.mk)