Shkup, 21 janar – Policia ka dalë me detaje në lidhje me vrasjen e djeshme në Dizhon të Çairit.
“Më datë 20.01.2018 në orën 22.50 në SPB Shkup është denoncuar se në një shtëpi në rrugën ‘Dizhon’ M.SH (33) nga Shkupi me thikë ka therur në pjesën e barkut 41 vjeçerin Zh.K. nga Tetova me të cilën ka qenë në lidhje familjare, pasi që më parë ajo më parë e ka sulmuar me shkop. Në orën 23.13 rrugës për në kompleksin e klinikave “Nëna Terezë”, Zh.K ka humbur jetën në makinë të ndihmës së shpejtë, ndërsa M.Sh është dërguar në Qendrën Urgjente, dhe më pas është arrestuar” thuhet në njoftimin e policisë.
Nga policia thonë se po punojnë në zbardhjen e plotë të rastit.