Vrasja në Batincë, pas një zënkë verbale

111

Një zënkë në objekt gastronomik në f. Batincë ka vazhduar me të shtëna armësh dhe pastrim të hesapeve me thikë. Pak para orës 22, në spitalin e qytetit “Shën Naumi i Ohrit” është sjellë një person 29 vjeçar banor i fshatit, me lëndime serioze, i cili më pas edhe ka ndërruar jetë.

Në ndërkohë, tre persona tjerë kanë përfunduar për shërim në spital. 28 vjeçari N.S gjithashtu është sjellë në spitalin e qytetit kurse dy të tjerët të moshës 25 dhe 39 vjeçe me Ndihmën e shpejtë janë dërguar në Qendrën klinike. Njëri me lëndime nga thika kurse tjetri nga arma e zjarrit.

Siç njofton MPB, incidenti ka ndodhur në objekt, në pronësi të një personit nga fshati Cërni Vrv. Në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzojë dhe dy fishekë të pashkrepur.

Sipas policisë, ekziston dyshimi se autori i mundshëm është personi me inicialet N.Z nga po i njëjti fshat, i cili është në arrati./Alsat

Comments are closed.