Vrasja e shqiptares nga babai, vëllai i përlot të gjithë me fjalët

20-vjeçarja shqiptare, Sabrina Lekaj, që u vra nga i ati në Australi u përcoll dje në banesën e fundit.

Miq, familjarë e të afërm i dhanë lamtumirën studentes ekselente shqiptare, e cila humbi jetën në mënyrën më tragjike të mundshme.

Por të gjithë kanë shpërthyer në lot nga fjalimi që ka mbajtur në funeral vëllai i saj 11-vjeçar, Pirro.

“Ajo ishte shumë e zgjuar dhe gjithmonë ka ndikuar te unë. Falë saj jam ky që jam. Më ka ndihmuar me studimet, të bëhesha i suksesshëm në jetë, sepse ajo këtë dëshironte.

Motra ime ishte shumë e dashur dhe e kujdesshme, shkonim kudo bashkë, në park, dyqane etj.

Ne qëndronim gjithmonë ulur në dhomë pranë njëri-tjetrit dhe shihnim televizor së bashku. Ishim shumë të lidhur me njëri-tjetrin dhe bisedonim bashkë për problemet tona”, tha Pirro me dhimbje, duke i përlotur të gjithë.