Vrasja e gjeneralit më të fuqishëm iranian do të ketë pasoja të mëdha për Donald Trump, shkruan The Guardian.
Në karrierën e tij të gjatë ushtarake, Qassem Suleimani u largua nga Lindja e Mesme e cila ishte e mbuluar me kufoma. Tani ai më në fund është bashkuar me ta.
Vdekja e tij ka mbyllur një kapitull të frikshëm në konfliktet e këtij rajoni, por se rrezikon të hapet një tjetër, edhe më i ashpër, shkruan gazeta britanike.
Tani nuk mund të parashikohet se çfarë realisht do të ndodhë në mes të dy protagonistëve.
Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei ka thënë se “hakmarrje e ashpër i pret kriminelët”, mbrapa këtij sulmi.
Mirëpo Shtetet e Bashkuara e kanë cilësuar komandantin dhe forcat e tij si terroristë dhe i ka mbajtur përgjegjës për vdekjet e qindra personave që kanë qenë pjesë e personelit amerikan.
Ambasada amerikane në Bagdad u ka kërkuar të gjithë shtetasve të saj që të largohen menjëherë nga Iraku pas sulmeve ajrore.
Presidenti amerikan, Donald Trump, në një postim të Twitter ka publikuar një fotografi të flamurit amerikan, pasi është bërë i ditur lajmi.