Shkup, 17 tetor – Pas propozimi të Prokurorisë publike të Shkupit, gjykatësi i procedurës paraprake të një personi të dyshuar për vrasjen e Martin Janushev i ka caktuar masë paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditëve, konsideruar nga dita e gjetjes së tij dhe privimit nga liria.
Nga Prokuroria Themelore Publike Shkup në kumtesën e sotme thonë se është hapur procedurë hetuese kundër një personi për vepër të kryer penale “vrasje” nga Kodi penal.
Personi dyshohet se më 3 nëntor të vitit 2017 me paramendim e ka privuar nga jeta tani më të vdekurin Martin Janushev. Njëherit, i dyshuari, duke shfrytëzuar fundjavë të lejuar, e ka braktisur burgun e Shkupit, ku e ka vuajtur dënimin me burg në kohëzgjatje prej 20 muajve, ka ardhur para ndërtesës në të cilën e ka jetuar Janushevi, është takuar me të dhe ka hedhur disa predha nga armë zjarri drejt viktimës, duke i shkaktuar pesë lëndime nga armë zjarri. Nga lëndimet e marra, Janushev ka vdekur.
Kallëzimi penal nga MPB për këtë person është parashtruar deri te PTHP Shkup më 17.11.2017. Pas kallëzimit të parashtruar, gjatë procedurës parahetuese, Prokuroria ka punuar intensivisht në sigurimin e materialeve dhe dëshmive verbale. Me këtë rast janë marrë në pyetje mbi 40 dëshmitarë dhe janë siguruar numër i madh i ekspertizave dhe analizave relevante.