Një tifoz i Liverpool, akoma i mërzitur me Ramos pasi dëmtoi Mo Salah në finalen e Champions League, mesa duket ka gjetur një pamje tepër interesante ku mbrojtësi rrëzon me dashje kundërshtarin. Kapiteni i Real Madrid u rrëzua në mënyrë të çuditshme me yllin e Liverpool teksa po konkurronin për një top të humbur në pjesën e parë të ndeshjes. Dyshja u kap përkrahu dhe si pasojë Salah nxori shpatullën.
Dhe një pamje filmike e finales së vitit të kaluar ndaj Juventus ka përforcuar argumentin se Ramos e ka bërë me dashje atë bllokim krahu. Klipi tregon Ramos duke bërë të njëjtën gjë ndaj Dani Alves përpara se të rrëzoheshin në tokë. Ishte një kopje identike e asaj që i bëri Salah për disa tifozë të Liverpool duke konfirmuar se Ramos është një mjeshtër i arteve të errëta.