Vrasësi lirohet nga spitali psikiatrik, i pret kokën të miturës (VIDEO)

Një burrë, i cili u lirua nga një spital psikiatrik i sigurisë së lartë, i preu kokën një vajze 18 muajshe dhe e mori me vete në rrugët e Astrakhan, në jug të Rusisë. Mikhail Elinsky, 42-vjeç, goditi gjithashtu me thikë mbesën e tij, nënën e fëmijës, e cila mori plagë të rënda në bark, por arriti të shpëtonte.

Sipas asaj që shkruan “The Independent”, pasi e vrau të miturën, 42-vjeçari doli rrugëve me kokën e saj në dorë dhe kërcënoi oficerët e policisë me thikën që kishte me vete. Elinsky, i cili kishte qenë i dënuar për vrasjen e një gruaje, 6 vjet më parë dhe ishte i diagnostikuar me skicofreni, u qëllua për vdekje nga policia. Përpara se të lirohej, ai po merrte trajtim në një spital psikiatrik të sigurisë së lartë. Nëna e viktimës, Tatiana, i kishte kërkuar autoriteteve që të mos e lironin Elinskyn, pasi i druhej faktit se ai mund të përbënte ende rrezik për komunitetit. Ajo rrëfeu për mediat në vend se ishte përpjekur të shpëtonte të bijën përpara se të plagosej.

“Po bëheshim gati për të dalë dhe vajza ime ishte në karrocë. Ai erdhi e kapi atë dhe e mori në kuzhinë. Mbylli derën dhe nisi ta priste me thikë. Vrapova për ta ndaluar, por ai më goditi me thikë në bark”. Burri, sipas mediave ruse, ishte lënë i lirë vetëm një muaj para ngjarjes së rëndë.

https://www.youtube.com/watch?v=kIVg2DYySwk