Sipas hetimeve të para të zhvilluara në Zelandën e Re, bëhet e ditur që autori i sulmit në Christchurch, ka bërë më parë disa vizita në Turqi, shkruan Klan Kosova, transmeton gazeta Koha.
Në lidhje me këto raportime, Turqia ka nisur një hetim për të zbardhur detajet rreth vizitave të dorasit i cili vrau 49 persona në një xhami në Christchurch, njofton Klan Kosova.
Pa dhënë datat, një zyrtar anonim ka thënë për BBC se njeriu i akuzuar për vrasje “vizitoi disa herë Turqinë dhe qëndroi për një kohë të gjatë në atje“.
“Ne mendojmë se i dyshuari mund të ketë qenë në vende të tjera në Euopë, Azi dhe Afrikë”
“Ne po hetojmë lëvizjet dhe kontaktet e të dyshuarve në vende të tjera”, ka thënë ai, njofton Klan Kosova.
Edhe autoritetet në Sofje kanë hapur një hetim pasi kanë mësuar se i dyshuari mund të ketë vizituar Bullgarinë në nëntor 2018.