Atletja 36-vjeçare amerikane Camille Herron ka hyrë në librin e rekordeve “Guinness”. Ajo është shpallur fituese e edicionit të 9-të “Desert Solstice 24 orë”, duke përshkuar 262km me vrap gjatë 24 orëve. Në pistën e “Central High Scholl” në Phoenix të Arizonës, Herron ka bërë një paraqitje të jashtëzakonshme, duke thyer rekordin e mëparshëm të 258km të përshkruara në 24 orë nga polakja Patrycja Bereznoëska.
Herron ka zhvilluar në 650 xhiro pistë, duke treguar një formë të mirë, ka bërë një garë lineare si në dritën e diellit ashtu dhe atë artificial, duke e përmirësuar me 4 kilometra rekordin e mëparshëm. Jo vetëm kaq, por ajo la me 100km pas edhe mashkullin e renditur në vendin e parë në këtë event, që përshkoi 151km në 24 orë. Herron garon me një shpejtësi 11km/orë.
Camille Herron është një atlete që gjithnjë ka garuar në distancat e gjata, 1.77 metra e gjatë, 54kg. në garën e maratonës ka dhënë rezultatin 2h37’14”, ndërsa në garën e 50km ka dhënë kohën 3h20’25”. Madje ajo ka marrë pjesë edhe në garën e 100km, duke realizuar kohën 7h08’35”, kohë që për të janë të papërfillshme krahasuar me rezultatin që vendosi sot.