Grumbulluesi i fondeve të bamirësisë, Nazim Ali edhe një herë do të vërë trupin e tij në provë fundjavën e ardhshme, kur ai do të vrapojë dhjetë kilometra gjatë agjërimit në Ramazan.
Ali nga Manningham, më 9 qershor do të udhëtojë në Morecambe për të përfunduar vrapimin pas një agjërimi për 18 orë.
37-vjeçari nuk do të ketë qasje në ushqim ose ujë gjatë garës, në temperatura rreth 20 gradë dhe gjithashtu ka luftuar me një dëmtim në shpinë që ka penguar trajnimin e tij. Gjashtë ditë pas udhëtimit, Ali, një këshilltar për karrierë në tre shkolla të brendshme të qytetit, do të fluturojë në kufirin e Turqi-Siri me organizatën humanitare West Yorkshire SKT Welfare për shpërndarjen e pakove ushqimore për refugjatët sirianë.
Ky është viti i pestë me radhë që Ali ka ka ndërmarrë garën e Ramazanit dhe do të jetë vizita e tij e gjashtë në kampet e refugjatëve në kufi në pesë vitet e fundit.
Çdo pako ushqimore kushton 45 euro, e cila përbëhet nga dy pako që peshojnë 40 kilogramë në total, të cilat do të ofrojnë një familje pesë antarëshe me ushqim të mjaftueshëm për një muaj.
Pakot përmbajnë oriz, grurë bulgur, thjerrëza, sheqer, hurma, miell, çaj, vaj ulliri dhe luledielli.
Ai financon vetë udhëtimet, të cilat i kryen gjatë pushimeve të tij vjetore të punës, për të siguruar 100 për qind të donacioneve për të ndihmuar refugjatët.
Për të mbështetur Aliun dhe refugjatët sirian, vizitoni justgiving.com/nazim316. /30Ditët/