Arrestohen dy autorët e dyshuar për vrasjen e 30-vjeçarit Romeo Hasalla, ngjarje e ndodhur mëngjesin e sotëm në Garunjas të Lushnjës. Në pranga ranë Marius dhe Afrim Hasalla, 20 dhe 42 vjeç.
Dy vëllezërit, Kastriot dhe Afrim Hasalla qëlluan me armë gjahu xhaxhain e tyre 65-vjeçar Shaip Hasalla dhe tre djemtë e tij.
Dy familjet ishin në konflikt prej kohësh për një tokë buqësore. Hapësirë toke kjo ku viktima së bashku me vëllezërit e tij kishin mbjellë ullinj, por që vitet e fundit ishte kundërshtuar nga kushërinjtë, të cilët pretendonin pronësinë.
Ndërkohë, vijon të jetë në kërkim Kastriot Hasalla.