Dy të rinj, 16 dhe 18-vjeç janë arrestuar, pasi akuzohen për vrasjen e një foshnje 6- muajshe. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Peartree, Britani, ndërsa ende mbeten mister shkaqet e këtij akti.
Zyrtarët kanë kryer hetime në të gjithë zonën, pranë shtëpisë ku u gjet fëmija. Një zëdhënës i “Hampshire Constabulary” tha se: “Fëmija u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm të Southampton, por nuk mundi dot të shpëtonte”. Policia vazhdon ende hetimet, për të zbardhur arsyet që i çuan të rinjtë të vrasin një foshnje.