Shkup, 2 dhjetor – Të gjitha pikat e Marrëveshjes për fqinjësi me Maqedoninë e Veriut u bënë viktimë e kontestit historik të a.q., komisionin për çështje historike, konsideron Andrej Vrabçev nga Fondacioni bullgar “Atdheu”. Sipas tij, për momentin pala bullgare ka ngecur në historinë, pa kuptuar se shkruan një tregim në të cilin do të thuhet se qëndron kundër njerëzve që i definon si vëllezër të vet.
Në deklaratën për BNT, Vrabçevi si zgjidhje të mundshme për të dalë nga kjo gjendje, propozon debati për çështjet kontestuese historike të shtyhet në një kohë kur do të ketë kushte të volitshme për këtë.
“Nëse VMRO-DPMNE kthehet në pushtet në Maqedoninë e Veriut, a do të flasim për histori” Absurde”, thekson Vrabçevi.
Sipas tij, Sofja me qëndrimin ndaj Shkupit vetë e kufizon ndikimin e saj në Ballkan.
“Bullgaria ishte lider pas nënshkrimit të Marrëveshjes me Maqedoninë e Veriut, pas çfarë ndaloi ta ketë pozicionin e liderit, dhe Greqia e mori drejtimin në rajon. Bullgaria për momentin është pengesë në Ballkan, në vend që të marrë pjesë në projektin e Bashkimit Evropian dhe ta zgjerojë ndikimin e saj në Maqedoni”, thotë Vrabçevi.
Ai konsideron se pala bullgare duhet të tërhiqet nga situata, sepse tashmë ka harruar deri ku ka mbërritur dhe cilat janë interesat e përbashkëta me Maqedoninë e Veriut.
“Nevojitet një zgjidhje e shpejtë, sepse çdo përshkallëzim i ndjenjave negative ndaj Bullgarisë do të thotë kthimin e Maqedonisë në boshtin e Beogradit. Bullgaria nuk ka interes që Maqedonia të shkojë mbrapa dhe sërish të kthehet drejt Beogradit”, thekson Vrabçevi.
Thotë se gjithçka ka filluar me deklaratën për kushtet bullgare ndaj Maqedonisë të miratuar në Parlamentin e Bullgarisë, që është një dokument detyrues.
“Bullgaria u gjend në një situatë që mund të humbë nga Maqedonia e vogël, që është shumë e frikshme për politikanët tanë”, shton Vrabçevi.
Sipas tij, që të zgjidhet kontesti dhe të tejkalohen mosmarrëveshjet, duhet të përmirësohet retorika.
Sjella e tanishme e Bullgarisë, siç vlerëson, krijon një situatë në të cilën nuk duket si gënjeshtër pretendimi se Bullgaria është pala e keqe.
“Më frikësojnë fjalët e Karakaçanovit se është i gatshëm për një betejë të gjatë, si grekët të cilët luftuan 28 vjet. Nëse edhe 30 vjet jemi në një pozicion t’i ndalojmë të hyjnë në BE, këta njerëz. vëllezërit tanë, për të cilët duhet të kujdesemi më shumë”, thotë Vrabçevi.
Analogjia me Greqinë, sipas tij është shumë e gabuar, sepse Sofja dhe Athina kanë qëllime të kundërta.