“Udhëheqësit kosovar,për shkak të interesave personale, e kanë humbur aftësinë për të bërë kompromise gjithëpërfshirëse, që me mençuri të heqin dorë nga disa interesa të sotme jofitimprurëse, për hir të fitimeve shumë të mëdha që mund ti arrijë vendi në të ardhmen”
Nga Nijazi IDRIZI
Kosova po hynë në vitin 2020 pa institucione të reja. Megjithatë, rezultati i zgjedhjeve të 6 tetorittregoi se votuesit si asnjëherëtjetër, kësaj radhe kanë votuar në radhë të parëkoalicionin paszgjedhor i cili duhet ta qeverisë Kosovën në 4 vitet e ardhshme.Më6 tetor, në një far mënyre janë mbyllur edhe bisedimet për ndarjen e pushtetit në mes të LV dhe LDK. Mandatarin e Qeverisë duhet ta propozoj LV, ndërsa Presidentin, LDK. Kombinimet kalimtare, deri sa ta liroj vendin Presidenti aktual, janë teknike.Tashmë u bëe çartë se votuesit,për pozitën e Kryeministrit, në mes të AlbinKurtit dhe Vjosa Osmanit,e kanë zgjedhurtë parin,jo për tjetër, por për shkak të përvojësqë ka fituar në ballafaqimin me Serbinë dhe besimit se do të jetë në gjendje ta ndaloj rrënimin e mëtejshëm qëia ka bënë Kosovës tandemi Vuçiq&Thaçi.
Duhet të përmendet se risi të këtyre zgjedhjeve ishin pajtimi paraprak i LDK dhe LVpër emërimine mandatarit nga fituesiizgjedhjeve, me qëllim tëbraktisjes së traditën së keqe të xhambazëve qëbënë pazarepër këtë pozitë. AAK si parti minore, nuk do ta dhunoj mëqytetarin tonë, duke e qeverisur Atdheun tonë pae marrë besimin e votuesve, siç ka ndodhur deri tashti në disa mandate dhe PDK në një mandat.Risi tjetër është edhe zotimi i dy partive fituese që të përgjysmohet numri i ministrive të shtuara për joshjen e koalicioneve joparimore. Ky vendim pritet të jetësohet me miratimin e Ligjit mbi Qeverinë e Kosovës, i cili duhet ta mbyllë këtë temë tagjie. Zvarritja e marrëveshjes në mes të LV dhe LDK i ka irrituar votuesit të cilët kanëbesuar se kanë bërë zgjedhjen e duhur për ndryshimin e kësaj gjendje të pashpresë.Sipas opinioneve të tyre, të paktën janë 3 arsye të zvarritjes sëkësaj marrëveshje:
- Frika nga Qeveria Kurti, e cila po mbillet nga disa drejtime: Nga disa parti të kotrumit të cilat kanë qeverisur me krim të organizuar, e që kanë frikëse suksesi eventual isaj mund ti shlyejë nga regjistri i KQZ-sëdhe ti nxjerr para përgjegjësisë ligjore;nga Serbia e cila e di se në bisedimet e ardhshme përball nuk do ta ketë një person tëdobët, si deri tashti, për të cilin nuk do të ketë vija të kuqe të temave që bisedohen; nga disa shtete anti Kosovë, të cilat kanë frikë se kjo qeveri mund ti prish ekuilibrat e politikës globale; nga klanet politike në Shqipëri dhe Maqedoni tëcilat kanë frikë se kjo frymë e re do t’ua prish rehatllëkun e sundimit etj.
- Shtimi i presionit dhe shantazhitndaj disa drejtuesve të LDK-së,(nga disa drejtime), për ta ndaluar tëbëjë koalicion me LV, duke i frikësuar se LV do ti djeg ata që janë hisedar të Marrëveshjevetë dëmshmeNdërkombëtare, hisedar në terminale dhe në plaçkitje të shtetit. Theksimii shpeshtë i Vettingut nga ana e LV, po përjetohet si mesazh tmerrues ngadisa figura vendimmarrëse në LDK.
- Ushqimi i frikësnga vet LDK se suksesi i qeverisjes Kurtimund t’ia absorboj elektoratin e moshës së re dhe ta shndërroj këtë parti në satelit të LV, sipas shembullit të LDD-së së Nexhat Dacit, apo edhe të koalicionitjoparimor të PAN-it i cili ishte rrënues për: AKR, PD, Nismën dhe lodhje të AAK-së.
Rrënimi i Kosovës është i madh,ama vullneti për ndryshim është edhe më i madh. Por për fat të keq, kapacitetet profesionale dhe përvojat në qeverisje të LV janë në shpërputhje me pritjet e votuesve. Megjithatë çdo punë e mirë e Qeverisë së ardhshme, do të jetë rritje e shpresës për një Kosovë ndryshe. Sot, mbi të gjitha, nga votuesit kosovardo të vlerësohet kontributi i LDK-sësi parti e traditës,nëthyerjen e këtij ngërçi për ti dhënë shans zotimit për ndryshimin e Kosovës. Në këtë situatë, asaj iu është dhënë shansi të bëhet bashkautoree ndryshimit.Kjo do të mbahet mend nga votuesit dhe do tëshpërblehet. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë, pritja që këtë gjendje ta zgjidhin emisarët e shteteve mike, mbetet opsion real. Përndryshe, shkuarja në zgjedhje të parakohshme, do ta bëjë LV fituese absolute, por të pamerituar, si reaksion i shpërthimit të pakënaqësive, ndërsa LDK-në mund ta përgjysmoj.