Gayle McCormick është ndarë nga burri i saj pas 22 vjetëve martesë sepse ai kishte votuar Trumpin. Ajo tha se ndjehej e tradhtuar. “Më ka shkatërruar kur e morra vesh se ai do të votonte për Trump”, tha gruaja 73 vjeçare e cila kurrë më parë nuk kishte menduar se do të ndahej nga bashkë udhëtari i jetës. Në një studim të bërë nga Reuters thuhet se rreth 6426 persona janë grindur me familjet e tyre për shkak të zgjedhjeve ndërsa 16% nga ky numër kanë thënë se nuk flasin më me familjen. Nga kjo shihet edhe ndikimi i zgjedhjeve të fundit në ShBA, jo vetëm në shtet por edhe në familje.