Shkup, 29 tetor – Lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, pas votimit në vendvotimin në gjimnazin “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë deklaroi se në rrethin e dytë votuesit patën mundësi të zgjedhin pushtet lokal që do të punojë për interesin e tyre.
“Lëvizja BESA do të angazhohet që këto zgjedhje të jenë të drejta dhe demokratike në mënyrë që të gjithë qytetarët të kenë mundësi ta shprehin revoltën e tyre për atë që është premtuar, ndërkaq nuk është realizuar. Ne jemi të bindur se në Tetovë do të vijnë ndryshimet dhe se vjen pushteti i ri që do tpë punojë në shërbim të të gjithë tetovarëve pa dallim të përkatësisë. Shpresojmë se tashmë prej dje, përkatësisht prej nesër, në pushtetin lokal do të vijnë njerëz të rinj të cilët para se të mendojnë për vete, më shumë mendojnë për qytetarët dhe të cilët do të realizojnë projekte që janë në shërbim të të gjithë qytetarëve”, deklaroi lideri i BESA-s Bilall Kasami, i cili është kandidat për kryetar të Tetovës.