Votohet Qeveria Hoti

63

Qeveria Hoti mori besimin e deputetëve të Kuvendit.

Me 61 vota për, 24 kundër dhe një abstenim, të mërkurën është votuar Qeveria e re në krye me Avdullah Hotin.Kësisoj, Hoti merr udhëheqjen e ekzekutivit nga Albin Kurti, i cili në 70 ditët e fundit ishte kryeministër në detyrë.

Qeveria Kurti është rrëzuar me mocion mosbesimi më 25 mars.

Qeveria e re, e kundërshtuar nga VV-ja si parti fituese, do të ketë për partner koalicioni LDK-në, AAK-në, Nisma-AKR dhe komunitetet joshumicë.

Qeveria e re u votua pasi më parë Gjykata Kushtetuese vendosi në favor të dekretit të presidentit Hashim Thaçi për të mandatuar Avdullah Hotin për kryeministër.

VV-ja e ka quajtur këtë qeveri jolegjitime, ndërkohë tashmë ka nisur peticion për të kundërshtuar këtë. Po ashtu, ka paralajmëruar edhe protesta.

Comments are closed.