Shkup, 5 maj – Zgjedhjet e gjashta të sotme presidenciale po mbahen në 3,480 vendvotime në Republikë dhe në 32 jashtë vendit. Sot mbahet rrethi i dytë i zgjedhkjeve presidenciale, ku garojnë kandidatët e LSDM-së dhe koalcionit Stevo pendarovski dhe i VMRO-DPMNE-së dhe koaliconit, Gordana Siljanovska Davkova, informon Koha.mk
Sipas listës së mbyllur zgjedhore të Komisionit shtetëror zgjedhor, të drejtë vote kanë 1.808.131 votues në Maqedoninë e Veriut.
Në ekstraktet e listës zgjedhore janë regjistruar 1.726.795 votues, 77.579 votues janë në punë të përkohshme ose rezident jashtë vendit, 1.640 janë duke vuajtur dënimin ose janë në paraburgim dhe shtatë votues janë të regjistruar si persona të zhvendosur brenda vendit. Në ekstraktin e posaçëm të listës së zgjedhësve janë regjistruar 1,781 votues që kanë paraqitur një kërkesë në Përfaqësitë Diplomatike-Konsullore jashtë vendit. (koha.mk)