Zgjedhjet e sotme të parakohshme parlamentare po zbatohen sipas modelit proporcional në 3.480 vendvotime në gjashtë njësi zgjedhore në Maqedoni dhe një – njësia e shtatë zgjedhore me 46 vendvotime për votim në vendet e huaja. Sipas Listës zgjedhore të përfunduar të drejtë vote kanë 1.784.416 shtetas të Maqedonisë të moshës madhore,prej të cilëve 1.531.368 në Maqedoni. Në lisëtn e veçantë zgjedhore janë regjistruar 230.122 persona të cilëtë në pajtim me evidencën e organit kompetenvt konsiderohet se janë për punë të përkohshme në vendet e huaja, ndërsa për votim në diasporë KSHZ i pranoi paraqitjet e 20.573 qytetarëve. Njësia e Parë Zgjedhore i përfshin komunat Çair, Aerodrom, Qendër, Karposh, Kisella Vodë, Makedonski Brod, Saraj, Sopishtë dhe Studeniçan. Në Njësinë e Dytë Zgjedhore janë Shuto Orizarë, Gjorçe Petrovi, një pjesë e komunës Çair, Çuçer Sandeva, Haraçina, Buteli, Gazi Baba, Kumanova, Likova dhe Nagorniçani i Vjetër. Në Njësinë e Tretë Zgjedhore do të votojnë banorët e Shtipit, Çashkës, Çeshinovë-Obleshevë, Berovë, Dellçevë, Gradsko, Ilinden, Karbinci, Koçanë, Kratovë, Kriva Pallankë, Kumanovë, Llozovë, Makedonska Kamenicë, Pehçevë, Petrovec, Probishtip, Rankovc, Nagorniçan i Vjetër, Sveti Nikollë, Veles, Vinicë, Zelenikovë dhe Zërnovc. Njësia e Katërt Zgjedhore i përfshin Manastirin, Bogdancin, Bosilovën, Demir Kapinë, Dojranin, Gjevgjelinë, Kavadarin, Konçen, Krivogashtanin, Mogilën, Negotinën, Novacin, Novo Sellën, Prilepin, Radovishin, Rosomanin, Strumicën, Vallandovën dhe Vasilevën. Një pjesë e banorëve të komunës së Manastirit do të votojnë në Njësinë e Pestë Zgjedhore ku gjithashtu janë komunat Qendër Zhupë, Dibër, Debarc, Demir Hisar, Dollnen, Lërçovë, Kribogashtan, Krushevë, Ohër, Pllasnicë, Resnjë, Strugë dhe Vevçan. Njësia e gjashtë zgjedhore i përfshin Zhelinën, Bodovinën, Bërvenicën, Dibrën, Gostivarin, Jegunovcin, Kërçovën, Mavrovën dhe Rostushën, Tearcën, Tetovën dhe Vrapçishtin. Më shumë votues në Listën Zgjedhore janë regjistruar në Kumanovë në Njësinë e dytë zgjedhore – 89.802, ndërsa më pak në Vevçan në Njësinë e pestë zgjedhore – 2.070.