Romë, 14 gusht – Votimi i mosbesimit në Qeverinë italiane të kryeministrit Xhuzepe Konte është caktuar për më 20 gusht, vendosi Parlamenti.
Data e votimit është dakorduar mes përfaqësuesve të të gjitha partive politike, përveç partisë qeveritare Loga, Forca Italia e Silvio Berluskonit dhe vëllezërit italian të cilët kërkuan votimi të bëhet sot me qëllim që të përshpejtohet procesi i cili çon drejt zgjedhjeve të reja, përcjellë KOHA.
Kriza e skenës politike italiane ishte inicuar nga ministri i Punëve të Brendshme dhe lider në Liga, i cili javën e kaluar kërkoi zgjedhje të parakohshme parlamentare, duke theksuar se shumica parlamentare në Lëvizjen Pesë yjet nuk ekziston më. Kërkesa e tij vijoi pas mospajtimeve me Lëvizjen pesë yjet për çështjet e migrimit dhe për buxhetin.
Presidenti i Italisë, Serxho Matarela është i vetmi i cili ka ingerenca ta shpërbëjë Parlamentin dhe përderisa Qeverisë i votohet mosbesim do të duhet të caktojë zgjedhje më herët në tetor ose të përbëjë Qeveri të re. (koha.mk)