Votim në formën e perceptimit të turmës

Te maqedonasit ende zhvillohet beteja për ndryshimin apo mos ndryshimin e emrit. Ende nuk është kristalizuar kjo betejë e cila do të vazhdojë edhe gjatë zgjedhjeve të ardhshme të radhës. Pra votuesit maqedonas ende nuk kanë atë emancipimin luks të mendojnë se duhet të votohet kandidati shqiptar për president shteti

Zejnulla VESELI

Shkup, 20 mars – Edhe në këto zgjedhjet presidenciale do të kemi votim më formën e perceptimit të turmës, por do të mungon forma e vetëdijes së votuesve. Sipas analistëve politik jemi shumë larg emancipimit politik i cili arrihet vetëm me emancipim akademik. Duhet të pranojmë një realitet pavarësisht dëshirave se kemi një kohezioni midis dy etnive, por realisht ende vazhdojmë të jetojmë si dy botë të ndara sepse sistemi politiko-juridik funksionon kështu, shkruan gazeta KOHA.

Edhe në të kaluarën ka pasur votime të drejtpërdrejta për njërin apo kandidatin tjetër nga etnitete të ndryshme por kjo gjithmonë ka qenë në nivelin e organizmit partiak, prandaj në zgjedhjet presidenciale me 21 prill mund të ndodhë ndonjë çudi që votuesit shqiptarë të votojnë për kandidatin maqedonas për kryetar shteti apo maqedonasit të votojnë për kandidatin shqiptarë.
Votimi i kandidatëve për president shteti në Maqedoni sipas analistit Ymer Ismaili gjithmonë ka funksionuar me psikologjinë e turmës.
“Mekanizmi ka qenë urdhër partiak, ose janë ulur dy liderë partiak dhe janë marr vesh për të arritur një qëllim për një makineri të madhe votuesish në nivel etnik mes shqiptarëve dhe maqedonasve”, thotë Ismaili. Ai nuk mban mend që e gjithë kjo është bërë në nivel të vetëdijes së qytetarëve. “Ka munguar dhe vazhdon të mungojë një transparencë se për çfarë voton etniteti maqedonas apo ai shqiptar. Edhe në rastin konkret që tani po ndodhë ka një marrëveshje mes një lideri maqedonas dhe shqiptar por askush nga këta nuk e di ende se cila është përmbajtja e kësaj marrëveshje apo çka fitojnë apo humbin maqedonasit dhe shqiptarët. Kjo vjen si rezultat se në Maqedoni fatkeqësisht vazhdon relativiteti shoqëror dhe shtetëror të jetë jashtëzakonisht i thellë dhe nuk ka asfare transparence”, shprehet Ismaili. Edhe në këto zgjedhjet presidenciale thotë Ismaili do të kemi votim më formën e perceptimit të turmës por do të mungon në forma e vetëdijes së votuesve.

“Jemi shumë larg emancipimit politik. Që të kesh emancipim politik patjetër së pari duhet të kesh emancipim akademik. Duhet të pranojmë një realitet pavarësisht dëshirave se kemi një kohezioni midis dy etnikumeve, por realisht ende vazhdojmë të jetojmë si dy botë të ndara, sepse sistemi politiko-juridik në Maqedoni funksionon kështu. Ne nuk kemi pika referimi kohezive më njëri-tjetrin, sepse votimi jo vetëm për këto zgjedhje, por edhe në të ardhmen do bëhet me urdhra politike. Jam skeptik se mund të votohet ndryshe në këto zgjedhje si nga votuesit maqedonas dhe ata shqiptarë, sepse praktikisht nuk vetëdije votuesish, por ka urdhra partiake se për kë duhet të votohet”, thotë Ymer Ismaili analist. Edhe analisti politik Sasho Ordanovsk është i mendimit që në zgjedhjet presidenciale do të ishte çudi e madhe që votuesit shqiptarë të votojnë për kandidatin maqedonas për kryetar shteti apo maqedonasit të votojnë për kandidatin shqiptarë.
“Kandidatin shqiptar për president shteti do ta votojnë shqiptarët aq sa do të lejon partia në pushtet BDI-ja. Mendoj që në rrethin e parë të votohet kandidati shqiptar dhe kjo nuk është një strategji e keqe e partive opozitare shqiptare”, thotë Ordanovski.
Sa i përket çështjes se maqedonasit edhe në rrethin e parë por edhe në të dytin do të votojnë kandidatin shqiptar, Ordanovski thotë se të votohet kandidati shqiptar për president nuk ka asnjë hapësirë që kjo të ndodhë. “Ende nuk ka përfunduar përplasja mes linjës kryesore maqedonas-shqiptarë. Gruevizmi është ende një përrallë e gjallë. Nuk ka hapësirë manovrimi që votuesit maqedonas të mendojnë ndryshe. Te maqedonasit ende zhvillohet beteja për ndryshimin apo mos ndryshimin e emrit. Ende nuk është kristalizuar kjo betejë e cila do të vazhdojë edhe gjatë zgjedhjeve të ardhshme të radhës. Pra, votuesit maqedonas ende e nuk kanë atë emancipimin luks të mendojnë se duhet të votohet kandidati shqiptar për president shteti”, thotë Ordanovski. (koha.mk)