Shkup, 10 prill – Partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE e Hristijan Mickovskit, një ditë para seancës për votëbesim të Qeverisë që do të mbahet nesër (e mërkurë), shpreson në mbështetjen e 61 deputetëve për ta rrëzuar, siç thonë nga kjo parti, qeverinë kriminale të Zoran Zaevit, shkruan gazeta KOHA. “Deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicioni janë të përgatitur që me diskutim t’i deklarojnë të gjitha faktet dhe argumentet kundër qeverisjes 10 mujore të Qeverisë aktuale”, deklaroi koordinatori i VMRO-DPMNE-së, Dragan Donev. Ai ka apeluar deri te të gjithë deputetët që në votimin e nesërm ta vendosin përpara interesin e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë dhe jo interesin personal dhe atë të partisë.
“Nëse i kanë ato interesa, jam i sigurt se do të kemi mbi 61 vota”, tha Danev. Por nga LSDM i janë përgjigjur Danevit se deputetët e kësaj partie në seancën për votëbesimin e Qeverisë do t’ia kujtojnë opozitës sundimin kriminal gjatë dhjetë viteve të kaluara me në krye Nikolla Gruevskin… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)