Tanimë kanë përfunduar numërimi i votave me postë, ku më shumti vota ka marrë Shpend Ahmeti i Lëvizjes Vetëvendosje. Ai ka marrë 89 vota, kurse, Arban Abrashi 6 vota me postë. Në këtë numërim ka qenë edhe një fletëvotim i pavlefshëm, raporton KP. Kanë filluar të numërohen votat me kusht dhe ato të personave me aftësi të veçantë.