Vorombe është zogu më i madh që ka ekzistuar në tokë e qiell. Ai ka një lartësi prej 3 metrash dhe një peshë që arrin deri në 800 kg, çka e bënë që të pagëzohej nga komuniteti shkencor “Vorombe Titan”, që në greqishten e lashtë do të thotë “Zog i Madh” dhe me të drejtë.
Vorombe është një lloj zogu elefant, por i paaftë për të fluturuar shpjegojnë studiuesit e Zoological Society Of London, të cilat pas shumë debatesh ndër vite, kryen një analizë tasonomike të qindra fragmenteve të kockave të gjetura të kësaj specieje, që ruhen në muzeumet e mbarë botës.
Me ndihmën e teknologjisë dhe metodave shkencore të avancuara u arrit në këtë konluzion, i cili është publikuar në revistën shkencore prestigjioze britanike “Royal Society Open Science”.
Deri më sot shkencëtarët njëzëri konsideronin “Aepyornis Maximus” si zogun më të madh, i cili jetonte në Madagaskar në një epokë miliona vjeçare para nesh.
Por me zbulimin e fundit, paleontologët u bindën se zogu-elefant “Vorombe Titan” kalon të gjitha bindjet e deritanishme. Edhe ky habitatin e kishte në Madagaskar, të paktën deri në mbërritjen e njerëzve të parë aty.