Volkswageni prezanton modelin ID.4

40

Volkswageni ka prezantuar modelin e ri plotësisht elektrik, ID.4. Ai pozicionohet si SUV, i ngjashëm në madhësi me Tiguanin e famshëm dhe do të rivalizojë direkt Skoda Enyaqin dhe Tesla Model Y. I bazuar në platformën e grupit për modele elektrike, vetura vjen me dy tipa baterish që mund të ecin mes 360 dhe 520 kilometrave mes dy mbushjeve.
Modeli i thjeshtë ka 146 kuajfuqi ose 168. Motori elektrik fuqizon rrotat e pasme. Versioni më i madh ka 201 kuajfuqi dhe përshpejtimin nga 0 në 100 kilometra për orë e arrin për 8.5 sekonda. Është edhe një model me 177 kuajfuqi, ndërsa brendi gjerman ka konfirmuar se një top-model do të vijë më vonë. Ai pritet të marrë emrin ID.4 GTX me 302 kuajfuqi.
Sa i përket mbushjes së baterive, modeli do të mund të mbushet për një orë deri në 80 për qind. Volkswageni ka konfirmuar se dy versionet e ID.4 do të dalin në tregun evropian me çmim prej 50 mijë eurosh në versionin fillestar. Të gjitha versionet janë të limituara në 27 mijë njësi. VW është zotuar se shitjet do të bëhen gjatë vitit të ardhshëm.

Comments are closed.