Volkswagen ka tërhequr 280,915 njësi të modelit Volkswagen CC (2009-2016) dhe modelet e vitit 2006-2010 të Passat Wagons. Ndërprerja e energjisë elektrike në modulin e kontrollit të pompës së karburantit mund të shkaktojë dështimin e pompës së karburantit duke shkaktuar ngadalësimin e motorit, dhe për pasojë duke e rritur rrezikun për aksidente, raporton Departamenti për Konsumatorë i kësaj firme në Washington DC. Sipas tyre, Volkswagen do të njoftojë pronarët, dhe tregtarët që të zëvendësojnë modulin e kontrollit të pompës së karburantit dhe se këtë do ta bëjë pa pagesë, për ta evituar rrezikun që mund ta shkaktojë vetura. Pjesët rezervë aktualisht nuk janë në dispozicion. Njoftimet e përkohshme që informojnë pronarët e këtyre veturave mbi rrezikun që u kanoset atyre pritet të dërgohen me postë më 13 tetor 2017, thuhet në raportin e fundit të Departamentit për konzumatorë të kësaj kompanie, çështje me të cilën po përballen pronarët e VW.