Volkswagen marka më e njohur në Kinë

Për më shumë se një dekadë, Kina është tregu më i madh automobilistik në botë, i cili vetëm vitin e kaluar ‘gëlltiti’ më shumë se 28 milionë vetura të reja. Sa për krahasim, në SHBA janë shitur 17.3 milionë vetura të reja.

Dhe kur bëhet fjalë për markat, kampioni absolut në Kinë është Volkswagen, të cilët kanë shitur 3 milionë vetura në tregun më të populluar të botës. Me faktin se në Evropë, marka gjermane ka shitur ‘vetëm’ 1.8 milionë vetura, nuk është për tu habitur që Volkswagen e konsideron Kinën si tregun më të rëndësishëm të saj.

Modeli më i shitur i Volkswagenit në Kinë është Lavida, një limusion që ka nisur të prodhohet në vitin 2012, e e cila duket krejtësisht e ngjashme me modelin evropian Passat. Volkswagen Lavida ka qenë vetura e dytë më e shitur gjatë vitit të kaluar në Kinë, me 468,792 njësi të shitura, ndërsa Nissan Sylphy ka zënë vendin e parë me 481,216 njësi të shitura.

Megjithatë kompania gjermane ka zënë vendin e parë si ‘bestseller’ në tregun kinez, fal ‘dinakërisë’ së tyre, pasi kanë krijuar një model limuzinë më të madhe e më moderne, pothuajse identike me Jetta-n e ri, e quajtur Lavida Plus.