Së fundmi kompania gjigante gjermane, Volkswagen, ka njoftuar se modeli aktual Beetle nuk do të ketë më pasardhës por duket se i ka mbetur ende jetë, ende nuk ka “vdekur”.
USA Today raporton se gjenerata aktuale e Beetlet, e prezantuar në vitin 2011, do të mbetet në prodhim për një të ardhme të parashikueshme, transmeton Koha.net. Ky njoftim është i bazuar nga një konfirmim i zëdhënëses të Volkswagen USA.
“Prodhuesi gjerman nuk ka plane ta ndërpresë këtë model për Shtetet e Bashkuara”, ka konfirmuar përmes një e-maili Jeannine Ginivan, zëdhënësja e Volkswagenit, raporton USA Today.
Në dy vitet e fundit, Volkswagen ka shitur rreth 30,000 Beetle në SHBA, shifër e cila përafërsisht përputhet me vitet e fundit të gjeneratës së kaluar të këtij modeli. Pikën më të lartë të shitjes, gjenerata aktuale e ka shënuar në vitin 2012, ku 43,000 vetura janë shitur në SHBA.