Bruksel, 25 shkurt – Një ndër gazetat me tirazh më të madh në Holandë “Volkskrant” shkruan se kryeministri holandez Mark Rute është sjellë në mënyrë arrogante në samitin e fundit të BE-së drejt shefave të tjerë të shteteve dhe qeverive.
Holanda është një nga katër vendet që kundërshtojnë buxhetit më të madh për Bashkimin Evropian, së bashku me Danimarkën, Austrinë dhe Suedinë, por kryeministri holandez ka pasur qëndrim veçanërisht të pakëndshëm ndaj të gjithëve, kështu diplomatët në Bruksel i brifuan korrespondentët holandezë.
Kancelarja Angela Merkel e ka quajtur sjelljen e Rutes “infantile” ndërsa, kryetari i Këshillit Evropian Sharl Mishel, pas takimit me kryeministrin holandez dhe kryeministrat e tre vendeve të “varfra” ka thënë: Çfarë arrogance!.
Rute ka refuzuar çdo takim bilateral me cilindo prej katër të “varfërve” gjegjësisht vende të cilat janë kundër buxhetit më të madh.
Samiti i buxhetit të BE-së javën e kaluar përfundoi pa sukses për shkak jofleksibilitetit të vendeve të cilat refuzojnë rritjen e buxhetit, si Holanda.
Diplomatët evropian përmes mediave e paralajmëruan Holandën se “luan me zjarr” sepse ka “tema të mjaftueshme në Bruksel për të cilat Holandës do t’i duhet mbështetje”.(koha.mk)