Volejbollistja braziliane Tifani Pereira de Abreu gjatë gjithë karrierës ka garuar si mashkull dhe dominoi në volejbollin në konkurrencën e meshkujve si Rodrigo Ndërsa, më pas ka ndryshuar gjininë, luajti për skuadrën italiane të femrave Golem Palmi dhe tani është Tifani, njëra nga volejbollistet më të preferuara në klub, bën të ditur Koha. Rodrigo realizoi dëshirën e kamotshme, dhe pasi morri miratimin zyrtar nga Federata Volejbollistike e Italisë, luajti për ekipin e femrave dhe tani luan në Ligën e dytë italiane.
“Të gjithë më kanë pranuar mirë. Vajzat nga dita e arë më shikojnë si motër”, thotë Tifani Pereira de Abreu.
I kënaqur është edhe trajneri i skuadrës Golem Palmi. “Na ofruan një volejbolliste të shkëlqyer e cila më herët ka qenë mashkull. Kjo nuk më ka penguar. E përzgjodhëm në bazë të rezultateve të arritura të saja”, thotë Paskvalino Xhangarosi.
Tifani edhe si Rodrigo në stërvitje ka ardhur me grim dhe shtojca femërore për mode. Asnjëherë nuk e ka fshehur cka është dhe si ndjehet në disa zona ka pasur probleme me atë që pastaj ka vendosur të largohet nga Brazili. Tani në Itali është e pranuar si Tifani dhe vazhdon ti dëshmojë aftësitë e saja sportive.