Skuadra e volejbollit të femrave të USD Altair është bërë epiqendër polemikash në Itali pasi ka festuar në mënyrë shumë të veçantë ngjitjen në Serinë D (kategorinë e katërt) të kampionatit italian. Pas suksesit të tyre të fundit, ato kanë postuar në faqen e klubit në Facebook një foto ku mbulonin pjesët intime me një top volejbolli. Pamjet kanë shkaktuar polemika pasi shumëkush e mendonte të ekzagjeruar këtë foto.
Por klubi ka sqaruar se bëhet fjalë vetëm për një foto pa qëllime dashakeqe të vajzave, të cilat kishin menduar se kjo ishte një mënyrë origjinale për të festuar këtë arritje.