Vokshi: Bëmë hapa pas në rrugën drejt BE

E ftuar në Syri TV, ish-deputetja e PD Albana Vokshi ka komentuar raportin paraprak të OSBE/ODIHR për votimet e 30 qershorit.

Sipas saj, ato nuk do të certifikohen, ndërsa shtoi se do të ndikojnë edhe në vendimin e tetorit për hapjen e negociatave me BE.

“Nuk kam parë raport të tillë. Raporti paraprak nuk i certifikon. Lexojini raportet e OSBE/ODIHR nuk thonë që ne i certifikojmë ose jo. Ato bazohen mbi standarde të një vendi anëtar të OSBE. Ata kanë rreshtuar qindra shkelje.

Raporti final duhet të lexohet nga komuniteti ndërkombëtar. E para duhet ta lexojnë qytetarët. Votimet moniste të 30 qershorit janë një hap pas në hapjen e negociatave në tetor. Kush është ajo e qeverisë e BE që pranon ti hapë rrugën një vendi që zyrtarisht është diktaturë”, u shpreh Vokshi.