Selektori i Kosovës, Albert Bunjaki ishte në çandër të vëmendjes pas humbjes së Kosovës nga Turqia (2:0), në kuadër të eliminatoreve për Botërorin ‘Rsia 2018’. Bunjaki u kritikua ashpër pasi nuk bëri asnjë zëvendësim në këtë ndeshje, derisa fansat e Kosovës kanë kërkuar shkarkimin e trajnerit kosovar. Por, Federata e futbollit e Kosovës (FFK) do të vazhdoj t’i besoj projektit të Albert Bunjakit. “Bunjaki do të vazhdoj të mbetet selektor i Kosovës”, ka deklaruar Vokrri në një prononcim për gazetën Express. “Unë i kuptoj shqetësimet e sportdashësve, por mundësit dhe dëshirat janë dy gjëra të ndryshme”, ka theksuar Vokrri. Bunjaki ka kontratë me Federatën e Futbollit të Kosovës 2 + 2. Kështu, Bunjaki pritet ta drejtoj Kosovën edhe në eliminatoret për Evropianin 2020.