Kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, ka folur për përzgjedhësin e ardhshëm të Kosovës. Ai ka thënë se pas Bunjakit, mundësitë janë të hapura.
“Pas këtyre ndeshjeve do t’i nisim kërkimet tona dhe nuk përjashtojmë asnjë mundësi për trajnerin e ardhshëm. Ai mund të jetë vendor ose i huaj”, ka thënë Vokrri.
Më herët është përfolur se kandidat të mundshëm për ta zëvendësuar Bunjakin janë trajneri kosovar, Ardian Kozniku, dhe strategu nga Bosnja, Safet Sušić.