Bujar KURTAJ
Shkup, 19 shkurt – Talenti i Kombëtares shqiptare U-21, Taulant Seferi është larguar nga skuadra zvicerane e Jang Bojs në huazim po brenda shtetit helvet. Futbollisti kumanovar është huazuar te skuadra e Ligës së Dytë zvicerane, Vohlen, lajm që është bërë i ditur nga vetë klubi i Jang Bojsit.
Derisa lajmin e konfirmon edhe vet Seferi për gazetën KOHA. “Këtë gjysmësezon do të jem pjesë e skuadrës së Vohlen. E gjithë kjo u bë me kërkesën time, pasi mendoja se për tu rikthyer në formën e dikurshme, nevojitet të luaj, ndërsa këtë do ta bëjë te skuadra e Vohlen”, shprehet për gazetën KOHA, Seferi, i cili sot so prezantua para tifozëve të këtij klubi.
Ndryshe, ish-futbollisti i Rabotniçkit nuk po arrinte të gjente hapësira te skuadra e Jang Bojs, kjo për shkak edhe të dëmtimeve të shpeshta, ndërsa te Vohlen ai do të tentojë të arrijë maksimumin e formës.
“Që nga java e kaluar jam duke u stërvitur me Vohlenin. Javën që shkoi nuk arrita të debutojë për shkak se nuk e kisha kompletuar dokumentacionin e nevojshëm. Prandaj, me shumë gjasa do të debutojë këtë javë, pra të premten kur para tifozëve tanë do të presim skuadrën e Rapersvill”, përfundoi Taulant Seferi. Cekim, Seferi është pjesë e Kombëtares së Shqipërisë U-21, me të cilët ka luajtur edhe katër takime.